PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Flota e 6-të amerikane stërvitet në detin Baltik. Finlanda dhe Suedia – forcë të përbashkët

, , ,

Stërvitja ndërkombëtare detare Baltops 22, e udhëhequr nga  flota e 6-të e Shteteve të Bashkuara filloi sot demonstrimet në ujërat e Detit Baltik.

Qëllimi i stërvitjes, e cila do të zgjasë pothuajse dy javë, është zhvillimi i ndërveprimit të Shteteve të Bashkuara, Aleancës Ushtarake të NATO-s dhe vendeve partnere të saj në operacionet detare, ajrore dhe zbarkuese.

Personeli detar dhe anijet finlandeze marrin pjesë në stërvitjen vjetore. E përfshirë në këtë stërvitje ështe edhe forca ajrore finlandeze.

Mikpritëse e stërvitjes është Suedia, e cila këtë vit feston 500 vjetorin e marinës së saj.

Përveç vendeve partnere, si  Finlanda dhe Suedia, Baltops përfshin 14 vende të NATO-s. Rreth 7 mijë trupa, më shumë se 45 anije dhe më shumë se 75 avionë ose helikopterë do të marrin pjesë në stërvitje.

Nga Brigada Uusimaa, një njësi kontigjence e Rojës Bregdetare do të marrë pjesë me pajisjet e saj, e cila do të formojë një njësi të përbashkët luftarake me Forcat Bregdetare Suedeze në stërvitje. Forca e përbashkët operon në afërsi të bazës detare të Bergës pranë Stokholmit dhe në arkipelagun në Suedi.

Anijet e Marinës Bregdetare që marrin pjesë në stërvitje janë Anija e minave detare Uusimaa dhe anija minapastruese Purunpää me personelin e tyre.

Stërvitja vjetore Baltops mbahet për herë të 51-të. Finlanda ka marrë pjesë në stërvitje që nga vitet 1990.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *