PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kosova dhe Iowa (USA) festojnë pavarësinë

, , , ,

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Konsullatës në Iowa ka organizuar një ngjarje virtuale solemne në trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë aktivitet virtual, me pjesëmarrjen e miqve të nderuar të Kosovës nga shteti i Iowa dhe Garda Kombëtare e Iowa, znj. Kim Reynolds, Guvernatore e Shtetit të Iowa, znj. Joni Ernst, Senatore e SHBA-ve dhe Gjeneralit të pensionuar Tomothy E. Orr, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, në fjalën e saj përshëndetëse, ka falënderuar miqtë tanë të përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë dua të shpreh vlerësimin tim për popullin e Iowa-s për lidhjen e veçantë gjatë viteve. Miqësia jonë filloi me partneritetin midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe këto ditë, ajo do të përparojë në mënyrë thelbësore me misionin tonë të parë historik si paqeruajtës. Ky është gjithashtu një simbol dhe dëshmi e marrëdhënies së veçantë midis Kosovës dhe Iowa-s. Shtetet e Bashkuara na kanë besuar si një mik, dhe tani ju po na besoni si një partner në një nga misionet më të rëndësishme ndërkombëtare”.

Guvernatorja e Iowa, znj. Kim Reyonlds, u shpreh se “lidhjet tona janë të thella dhe jemi të nderuar që Kosova na ka dhuruar misionin e parë diplomatik në Iowa”. “Një arritje e jashtëzakonshme që të mund të dërgojmë Gardën Kombëtare të Iowa në mision me FSK. Si shtete simotra ne kemi lidhur marrëdhënie të ngushta edhe përmes qyteteve e popujve tanë, duke ndarë së bashku strategji të zhvillimit e partneritete në edukim, kulturë, rini e sport. Jemi më të fortë së bashku. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, u shpreh ajo.

Senatorja amerikane znj.Joni Ernst, u shpreh ndërkaq se Kosova dhe Iowa kanë një marrëdhënie të rëndësishme mes tyre si aleatë modernë ushtarakë, por që tashmë është zhvilluar edhe përtej asaj ushtarake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *