PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Përkeqësohet situata e Covid në të tre vendet

, , , ,

Shqipëria raportoi sot 847 raste të reja me infeksionin e koronavirusit dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 3268 testime dhe 1014 qytetarë kanë marrë vaksinën. Aktualisht janë 777 të shëruar. 1876 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë.

Kosovë

Në mbarë vendin janë testuar gjithsej 3.192 persona dhe rezultojnë 564 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë dhe 1.634 të vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.

Maqedonia e Veriut

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.519 teste të kryera janë regjistruar 843 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 333 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 106.110 raste, prej të cilëve 94.275 janë shëruar, kurse 3.176 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.659 raste aktive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *