Kompania finlandeze Yousician Ltd. ka marrë 23.1 milion euro në fonde për platformën e saj online të mësimit të muzikës, Yousician dhe aplikacionin e akordimit të instrumenteve GuitarTuna. Bashkë me thirrjen e parë për mbledhjen e fondeve, shuma totale e grumbulluar arrin në 35 milionë Euro.
Aplikacioni Yousician përdor një qasje si ajo e lojërave në internet, që përfshin teknika interaktive të të mësuarit për të mësuar njerëzit se si të luajnë kitarë, ukulele (kitarë e vogël), piano dhe bas. Përdoruesit gjithashtu mund të mësojnë se si të këndojnë përmes platformës.
Yousician dhe GuitarTuna tërheqin rreth 20 milion përdorues globalë çdo muaj dhe gjeneruan 41.2 milion euro në të ardhurat totale në 2020.
Kompania e Silicon Valley, True Ventures, është investitori kryesor. Investitorë të rinj në këtë fazë janë Amazon’s Alexa Fund dhe MPL Ventures LLP, Mark Pincus, themeluesi i Zynga; Jason Calacanis, themelues i LAUNCH Fund; David Helgason, themelues i Unity Technologies; Rolf Schrömgens, bashkëhemelues i Trivago; Moaffak Ahmed, themelues i Cooler Future, and Bryan Meehan, drejtor ekzekutiv i Blue Bottle Coffee Company.
Jon Callaghan, bashkëthemelues i True Ventures, tha: “Ne jemi krenar të qëndrojmë përkrah një kompanie dhe ekipi që sjellin gëzimin dhe ngazëllimin e lojës me instrumente muzikore në më shumë familje dhe shtëpi.”
Leave a Reply