Presidenti i Republikës, Sauli Niinistö, ka publikuar në faqen e tij zyrtare artikullin e mëposhtëm, në të cilin shqyrton mendimet e tij për anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe aplikimin e tij.
“Në një botë me ritme të shpejta, është edhe më e vlefshme të dish kur të nxitosh, kur të ngadalësosh”, thashë në fjalimin tim të Vitit të Ri. Ne, në Finlandë, kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë gjë në një mënyrë të shkëlqyer këtë pranverë. Së bashku, ne kemi nxituar dhe jemi treguar të matur. Demokracia finlandeze ka treguar forcën e saj unike.
Garantimi i sigurisë së Finlandës ka qenë gjithmonë qëllimi më i rëndësishëm. Për sigurinë kemi ndërmarrë veprime vendimtare dhe të shpejta. Gjithashtu është dashur kohë dhe gjykim i ftohtë.
Tani është koha për të marrë një vendim. Unë ndava qëndrimin tim më herët sot me Kryeministren: Finlanda duhet të aplikojë urgjentisht për anëtarësim në NATO.
Me anëtarësimin në NATO, Finlanda maksimizon sigurinë e saj. Nuk është jashtë askujt, nuk është kundër askujt. Si anëtare e Aleancës, Finlanda natyrisht kontribuon në sigurinë e të gjithë komunitetit.
Edhe për një anëtar të NATO-s, gjeografia mbetet e njëjtë. Rusia është dhe do të mbetet fqinji kufitar i Finlandës. Ne duhet të vazhdojmë të jemi në gjendje të trajtojmë çështje praktike me Rusinë. Vendi i NATO-s, Norvegjia, ka mundur ta bëjë këtë.
Si një anëtare e NATO-s, Finlanda nuk do të rritet më e madhe. Vendosmëria nuk do të thotë gjithmonë të kërkosh të dukesh. Linja jonë konstruktive vlerësohet.
Lidhja nordike po bëhet edhe më e ngushtë me anëtarësimin në NATO. Krahas prosperitetit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, modeli nordik do të jetë edhe më i njohur për të menduarit e sigurisë. Ne kemi një rajon nordik të fortë, të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Ai rrit stabilitetin jo vetëm në vendet nordike, por edhe në vendet baltike dhe në të gjithë rajonin e Detit Baltik.
Kjo ështe një kthesë historike. Por jo gjithçka do të ndryshojë me anëtarësimin në NATO. Siguria e Finlandës do të vazhdojë të jetë qëllimi më i rëndësishëm i politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë.
Sot paradite, Presidenti Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin deklaruan publikisht qëndrimin e tyre pro anëtarësimit në NATO. Parlamenti po diskuton në një senacë plenare rreth anëtarësimit, megjithëse rreth 75 përqind e finlandezëve kanë shprehur përkrahjen e tyre në sondazhet e fundit. Parlamenti nuk merr ndonjë vendim, pasi aplikimi miratohet nga Këshilli i Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes i drejtuar nga Presidenti.
Suedia pritet të shprehet publikisht pro anëtarësimit të hënën e ardhshme.
Vendet e fuqishme të NATO-s kanë garantuar mbrojtje për Finlandën dhe Suedinë gjatë periudhës së shqyrtimit të aplikimit, si edhe një anëtarësim të shpejtë. Britania e Madhe nënshkroi një akt special bashkëpunimi me Finlandën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Reagimi i vetëm nga Rusia erdhi prej zëdhënësit të Kremlinit, i cili nga ana e tij shprehu thjesht pakënaqësi për vendimin e Finlandës dhe la të kuptohet se vendi i tij thjesht do të rrisë masat e mbrojtjes në kufi, varësisht me përqëndrimin e trupave dhe mjeteve të Finlandës dhe NATO-s.
Leave a Reply