Shifrat e koronavirusit në Shqipëri vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit u regjistruan 801 raste të reja me COVID nga 3842 testime të kryera.
Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve, ku këtë të martë u raportuan 479 të infektuar të rinj. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1582.
E vështirë është dhe situata e të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.
Leave a Reply