Finlandë
779 infeksione të reja t]e koronavirusit janë raportuar sot në Finlandë, thotë Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies THL. Në dy javët e fundit, u zbuluan 2.452 më shumë infeksione sesa në dy javët e mëparshme. Në total, 63,889 infeksione janë zbuluar tani në Finlandë.
Tri vdekje të lidhura me koronavirusin janë raportuar në Finlandë. Ka 256 persona në spital për shkak të koronavirusit, nga të cilët 43 janë në kujdes intensiv.
Shqipëri
Në Shqipëri, fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 qytetarë, ku më e reja ishte një vajzë nga Korça e moshës 22 vjeçe. Ndërkaq, rënia e numrit të testimeve ka sjellë edhe ulje të numrit të të infektuarve. Ditën e sotme janë raportuar 631 raste të reja me koronavirus.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.888 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).
Maqedoni e Veriut
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët janë kryer 3 707 testimeve të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre plot 913 kanë rezultuar pozitivë. Kryeson Shkupi me 440 raste, Prilepi 64, Kavadari 50, Kumanova 45, etj. Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 16 pacientë të tjerë duke e çuar numrin total të vdekjeve në 3 244, ndërsa janë shëruar 351 persona. Deri tani në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 551 917 testime dhe janë prekur nga virusi 109 262 persona, ku 96 173 janë shëruar, ndërsa 3 244 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 845, ku kryeson gjithmonë Shkupi me gati gjysmën e tyre.
Leave a Reply