PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kyiv Calling! Versioni i këngës London Calling bëhet himni i luftës në Ukrainë

, ,

 

https://youtu.be/9guzUoTNxeE

The Clash kanë dhënë bekimin e tyre për një version të ri të këngës së tyre London Calling, i realizuar nga një grup punk ukrainas i quajtur Beton. Kyiv Calling, i regjistruar pranë frontit të luftës, ka tekste që i bëjnë thirrje pjesës tjetër të botës të mbështesë mbrojtjen e vendit nga pushtuesit rusë.

Të gjitha të ardhurat e asaj që tani njihet si “himn i luftës” do të shkojnë për Lëvizjen e Rezistencës së Ukrainës së Lirë (FURM) për të ndihmuar në financimin e një sistemi të përbashkët komunikimi që do të paralajmërojë popullatën ndaj kërcënimeve dhe do të lobojë për mbështetje ndërkombëtare.

Në ditët e fundit, tre anëtarët e Beton, – fjalë e cila ka të njëjtin kuptim: beton në shqip, – kanë rishkruar tekstin e hitit, pasi iu dha leja nga anëtarët e mbetur të grupit The Clash, me qëllim që të jepnin një mesazh moral përforcues të rezistencës dhe për t’u bërë thirrje vendeve të tjera për ndihmë. Kënga e re është miksuar në Los Anxhelos nga producenti muzikor Danny Saber, një ish-anëtar i Black Grape i cili ka punuar me David Bowie dhe Rolling Stones. Tekstet e reja përfshijnë vargjet “Epoka e hekurit po vjen, perdja po zbret” dhe “Kiev thërret në zonën e NATO-s / Harroje, vëlla, ne nuk mund të shkojmë vetëm”.

Anëtarët e grupit të Beton, Bohdan Hrynko, Oleg Hula dhe Andriy Zholob, regjistruan Kyiv Calling në një studio në Lviv të enjten dhe të premten e kaluar. Një video për këngën përmban pamjet e xhiruara nga miqtë, familja, kolegët dhe vullnetarët e grupit dhe paraqet disa nga sulmet e fundit në fshatra dhe qytete, nga Kharkiv në Kiev.

“Shumë muzikantë ukrainas janë tani në fushat e betejës ose në mbrojtje territoriale,” thotë Zholob. “Ata kanë zëvëndësuar kitarat me arme. Shpresojmë që kjo këngë të tregojë shpirtin e ukrainasve dhe sfidën tonë ndaj agresionit rus. Jemi të lumtur që do të luhet në mbarë botën si një simbol i solidaritetit dhe shpresës.”

Kënga origjinale u shkrua në vitin 1979 nga Mick Jones dhe Joe Strummer, këngëtari dhe tekstshkruesi i ndjerë i Clash, ndërsa grupi udhëtoi nëpër botë duke luajtur koncerte përmes një periudhe tjetër të paqëndrueshmërisë ndërkombëtare. Udhëtimet e tyre u shënuan nga aksidenti bërthamor i Three Mile Island, kriza e pengjeve në Iran dhe derdhja e naftës Ixtoc I në Gjirin e Meksikës. Në Britani, kishte gjithashtu mosmarrëveshje publike në rritje mbi fuqinë politike të Margaret Thatcher, përveç efektit të një krize energjitike. Duke u mbështetur në kaosin që ndjeu rreth tij, Strummer shkroi një rresht të këngëve korale që qëllimisht i bënte jehonë mënyrës si dikur fillonin transmetimet e lajmeve të radios BBC, por synohej të vinte nga një e ardhme, ku rezulton se gjithçka ka shkuar si mos më keq.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *