PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

“Furgoni” “koalidohet” me 15 mars

, ,

Filmi “Furgoni” me regji të Erenik Beqirit garon në edicionin e 93-të të Oscar-it. Përballë10 prodhimeve kinematografike nga e gjithë bota, filmi shqiptar konkuron në kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër.  

Ngjarjet në këtë film trajtohen në Shqipërinë e viteve ’90. Në qendër të tij është historia e një djali që është në kërkim të lirisë. Liri të cilën mund ta gjejë, vetëm duke u larguar nga Shqipëria. Por, për ta arritur atë, djali duhet që të bëjë një ndeshje të pazakontë në furgon. Fundin e së cilës do ta mësojë vetëm në fund. Në film luajnë aktorët  Arben Bajraktaraj e Afrim Muçaj nga Kosova, aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja e Romir Zalla.

Votimi për nominimet fillon të premten, 5 Mars 2021 dhe përfundon të mërkurën, 10 Mars 2021. Nominimet për Oskarët 2021 do të shpallen të Hënën, 15 Mars 2021 dhe Oskaret do të transmetohen të Dielën 25 PRILL drejtpërdrejt në rrjetin televiziv amerikan ABC dhe në më shumë se 225 vende dhe territore në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *