PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Rusia fillon stërvitjet ushtarake në Bellorusi. NATO: Po afron pushtimi rus i Ukrainës

,

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se filloi fazën e dytë të stërvitjeve ushtarake në Bjellorusi. Ushtrimet janë planifikuar të zgjasin deri më 20 shkurt, pikërisht atëherë kur disa ekspertë të sigurisë kanë vlerësuar se do të fillojë edhe pushtimi rus i Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleanca e NATO-s vlerësojnë se rreth 30,000 trupa ruse po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta pranë kufirit me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi të enjten i quajti ushtrimet presion psikologjik ndaj Ukrainës. Ai tha se “përqendrimi i trupave në kufi është presion psikologjik nga fqinjët tanë. Nuk ka asgjë të re këtu. Rreziku është prezent që nga viti 2014. Pyetja ka të bëjë me përmasat e rreziqeve dhe si reagojmë ndaj tyre”. Sipas Zelensky, Ukraina ka fuqi të mjaftueshme “për të mbrojtur vendin tonë me lavdi”.

Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se përqendrimi i forcave ruse në Bjellorusi dhe në afërsi të Ukrainës shënon një moment të rrezikshëm për sigurinë evropiane. Sipas tij, Rusia ende po shton trupat e saj, që do të thotë se jemi shumë afër një sulmi të mundshëm.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *