PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

15 sulme me granata dhe 134 shkelje armëpushimi. Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

, ,

Ukraina shpalli sot në mesditë gjendjen e jashtëzakonshme nga kërcënimi i luftës. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë vendin, me përjashtim të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, thotë Oleksiy Danilov, shefi i sigurisë së vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme zgjat 30 ditë dhe nëse është e nevojshme mund të zgjatet edhe për 30 ditë të tjera. Parlamenti ende nuk e ka konfirmuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i kërkoi qytetarëve ukrainas të shmangin udhëtimet në Rusi dhe ata që janë në vend të largohen menjëherë nga vendi. Sipas ministrisë, “agresioni në rritje” i Rusisë kundër Ukrainës mund të pengojë ndjeshëm ofrimin e shërbimeve konsullore në Rusi.

Britania beson që Rusia do të nisë një pushtim të plotë të Ukrainës, thotë sekretarja e jashtme e vendit, Elizabeth Truss.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin, Rusia është ende e gatshme të diskutojë “zgjidhjet diplomatike” të krizës. “Megjithatë, ne nuk jemi gati të negociojmë për interesat e Rusisë dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, tha Putin të mërkurën.

Rezervistët thirren për shërbimin ushtarak

Forcat e armatosura të Ukrainës thirrën sot në shërbim ushtarak rezervistët e moshës 18 deri në 60 vjeç. Periudha e shërbimit është maksimumi një vit, sipas publikimit të Ushtrisë në Facebook.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi njoftoi të martën se rezervistët po thirreshin për stërvitje ushtarake. Megjithatë, presidenti siguroi se ky nuk është një mobilizim i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Sipas burimeve ushtarake ukrainase, gjatë natës janë vërejtur rreth 15 sulme me granata nga separatistët. Ndërsa gjatë ditës së sotme janë shënuar 134 shkelje të armëpushimit.

Nuk ka të dhëna për numrin e të lënduarve të mundshëm apo të vdekurve.

Megjithatë, vëzhgimi është se të shtënat në rajonet Luhansk dhe Donetsk janë shtuar. Trupat gjithashtu janë vendosur në zona ku nuk duhet të jenë bazuar në marrëveshjen e Minskut. Vëzhguesve të OSBE-së iu është mohuar gjithashtu qasja në zonë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *