PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

263 të infektuar. Espoo ka numrin më të madh

,

Të dhënat më të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies, tregojnë se 263 infeksione të reja të shkaktuara nga koronavirusi janë diagnostikuar në Finlandë. Qysh prej fillimit, numri i infeksioneve ka arritur në 85,607.

Rritja më e madhe e infeksioneve ka qenë në zonën e HUS, ku janë identifikuar 116 infeksione të reja. Përkatësisht, ka 44 infeksione të reja në Pirkanmaa dhe 30 në rrethin spitalor të Finlandës Jugperëndimore.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies, Helsinki nuk është më qyteti me numrin më të lartë të infeksioneve të reja koronavirus. Espoo ka zënë vendin e Helsinkit, ku nga dje janë diagnostikuar 34 infeksione të reja.

Helsinki aktualisht është në vendin e dytë me 30 infeksione, së bashku me Tampere dhe Vantaa.

Pas këtyre qyteteve, Turku vjen me 16 infeksione, pastaj Lahti me 11 dhe Oulu me 7 infeksione.

Mbi gjysma e infeksioneve të reja janë diagnostikuar në shtatë qytete të Finlandës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *