PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

645 të infektuar. Qeveria kërkon kufizimet para 8 marsit

, ,

Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL) njoftoi sot se 645 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Finlandë. Kjo e çon në 57.052 numrin e të infektuarëve me koronavirus që janë diagnostikuar në të gjithë Finlandën qysh prej fillimit të epidemisë.

Një total prej të paktën 84 bashkive raportuan të infektuar në 24 orët e fundit. Në Helsinki: 195 infeksione, Vantaa: 87 infeksione, Espoo: 53 infeksione, Turku: 40 infeksione, Tampere dhe Lahti nga 11 persona.

Mes të infektuarëve është edhe një deputete e partisë së kryeministres Sanna Marin. Parlamenti njoftoi sot se socialdemokratja Eeva-Johanna Eloranta ështe infektuar me virusin Covid 19, duke ngritur shqetësimin se deputetë të tjerë ose punonjës të parlamentit mund të jenë infektuar gjithashtu.

Qeveria po përpiqet të bindë parlamentin të përshpejtojë procedurat që të miratojë sa më shpejt kufizimet e reja të parashikuara për datën 8 mars. Ndërkaq, disa rajone të Finlandës kanë shprehur kundërshtinë ndaj udhëzimeve të qeverisë, për mbylljen e ambjenteve argëtuese dhe sportive, apo për kalimin e klasave nga e 7-ta tek e 9-ta në mësimin në distancë, pasi rajonet e tyre nuk janë aq të prekura sa rajoni i Helsinkit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *