Shtatë artistë do të konkurrojnë për të përfaqësuar Finlandën këtë vit në Eurovision Song Contest. Konkursi i Muzikës së Re – UMK, i barazvlershëm me Festivalin e Këngës në Shqipëri organizohet nga Transmetuesi Publik YLE. Të përfshirë në garë janë Younghearted, The Rasmus, Tommi Läntinen, Cyan Kicks, BESS, Olivera dhe Isaac Sene.
Kënga e fundit e UMK u publikua sot kur Hot Icebird i Isaac Senen pa dritën e ditës. Pati një diskutim aktiv në Twitter për shtatë këngët e UMK-së, dhe toni i diskutimit është jashtëzakonisht pozitiv.
Shumë njerëz në Twitter lavdërojnë hapur finalistët finlandezë të UMK-së. Këngët përshkruhen si veçanërisht me cilësi të lartë dhe janë shumë në mbarë botën që mezi presin të shohin se cili prej interpretuesve do të përfundojë duke përfaqësuar Finlandën në Eurovision Song Contest në Torino në maj.
– Finlanda na ka ofruar edhe një herë shfaqje cilësore, pas disa vitesh më të dobëta në UMK. Ata kanë kandidatë shumë të mirë dhe shumë të ndryshëm dhe kjo pa dyshim do të jetë diçka që do të tërheqë vëmëndjen, shkruan në italisht një përdorues i Twitter-it.
Të gjitha këngët mund të ndiqen në web-in zyrtar të konkursit https://areena.yle.fi/tv/ohjelmat/57-jW13z0rXB.
Leave a Reply