PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

A ekziston një ushtri sekrete e Rusisë në Finlandë? Supo dhe ekspertët japin përgjigje

, ,

Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë ka ndryshuar gjithashtu me shpejtësi situatën e sigurisë në Finlandë. Sikurse flitet, Rusia po krijon një ushtri sekrete në Finlandë. Ekspertët nuk e besojnë këtë, por aktualisht ka shumë oficerë të spiunazhit rus në Finlandë.

Në fund të leksionit në Universitetin e Jyväskylä, ish-zëvendës shefi i inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, kolonel Martti J. Kari u pyet nga MTV News nëse ka një ushtri të fshehtë ruse në Finlandë? Ai u përgjigj si më poshtë:

– Kjo është një pyetje e ndërlikuar. Eshtë më mirë të thuhet se nuk janë duke fjetur autoritetet, detyra e të cilëve është të hetojnë këtë çështje dhe, nëse është e nevojshme, të reagojnë ndaj saj.

MTV News pyeti ish-shefin e inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Pekka Tover, çfarë do të thotë përgjigjja e koduar e kolonelit.

“Është doktrina e fuqive të mëdha dhe e Rusisë që nëse ndërmerren veprime ushtarake kundër një vendi, ai përgatitet duke depërtuar më herët me forcat e veta speciale atje”, shpjegon Toveri.

Toveri i referohet situatës në Ukrainë.

– Në Kiev, për shembull, ka ende forca speciale ruse që veprojnë me rroba civile. Disa janë veshur edhe me uniforma ushatarke ukrainase.

Sipas Tover, detyra e forcave speciale atje është të hetojnë, të tregojnë objektiva, të eliminojnë persona të rëndësishëm, të bëjnë sabotim dhe ndoshta edhe të përhapin frikë e panik në popullatë.

– Bëhen gjithashtu përpjekje për të rekrutuar qytetarë vendas që të punojnë për Rusinë, por që nuk janë drejtpërdrejt ushtarë rusë. Nëse kapen, Rusia ka një shans për ta mohuar se janë njerëzit e saj.

“Finlanda është vazhdimisht nën mbikëqyrje”

Detyra e autoriteteve finlandeze të sigurisë është të marrin informacion dhe të ekspozojnë projekte të mundshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Finlandës.

Në Finlandë, një autoritet i tillë është Policia e Sigurisë, ose Supo.

Sipas Supo, nuk kemi parë ndonjë ndryshim të kohëve të fundit në veprimet e vendeve të huaja kundër Finlandës.

Pavarësisht nëse ka një ushtri sekrete ruse në Finlandë apo jo, numri i të infiltruarve në Finlandë është i ulët.

– Në Finlandë ka shumë oficerë të huaj të inteligjencës në përpjesëtim me numrin e popullsisë, dhe shumë prej tyre punojnë si diplomatë, tha Supo për MTV News.

Edhe Pekka Toveri është dakord me Policinë e Sigurisë.

A mendoni se mund të ketë oficerë të inteligjencës ruse në Finlandë për momentin, ndoshta edhe në një masë në rritje?

– Nuk do të komentoj për këtë. Unë do të them vetëm se fuqitë e mëdha janë vazhdimisht të interesuara për ne dhe Rusia ka bërë këtë gjë qysh se jemi bërë një vend i pavarur.

Tovari i referohet edhe deklaratës së mëparshme të Supos.

– Supo deklaroi disa vite më parë se ka po aq personel të inteligjencës ruse në Finlandë sa ka pasur gjatë Luftës së Ftohtë. Është shumë në raport me popullsinë dhe në krahasim me shumë vende të tjera të Evropës Perëndimore. Dhe kjo për shkak se Finlanda është afër Rusisë dhe për këtë arsye është një destinacion i rëndësishëm i operacioneve sekrete të zbulimit.

MTV news pyeti edhe Forcat e Mbrojtjes rreth një ushtrie sekrete ruse të mundshme në Finlandë, por ata nuk deshën të komentonin.

Shumë rusë po mbërrijnë në Finlandë

Edhe pse thuhet se nuk ekziston ndonjë kërcënim i veçantë, SUPO është e mendimit se rendi i sigurisë evropiane ka ndryshuar ndjeshëm për shkak të Rusisë.

Për shkak të luftës në Ukrainë, shumë rusë po mbërrijnë tani në Finlandë. Madje ka pasur më shumë shërbime treni sepse ka shumë të ardhur.

Disa pyesin se si të sigurohen që mes tyre të mos ketë personel të inteligjencës apo ushtarë.

– Pothuajse të gjithë shtetasit rusë kanë nevojë për vizë kur hyjnë në Finlandë. Në përgjithësi, autoritetet kanë një informacion dhe njohje të mirë të të ardhurve, thuhet nga Supo.

Natyrisht, është e vetëkuptueshme se të paktën shumica e të ardhurve dënojnë veprimet e Rusisë. Megjithatë, ka të ngjarë që të përfshihen edhe individë që mendojnë ndryshe.

Shtetësia e dyfishtë një pengesë për shërbimin ushtarak

Ka shumë mënyra për të minimizuar kërcënimet e sigurisë në Finlandë.

Një mjet i tillë është ligji i ri që ka hyrë në fuqi në vitin 2018.

– Vetëm një shtetas finlandez që nuk ka shtetësinë e një shteti tjetër, i cili mund të rrezikojë sigurinë e shtetit, sigurinë publike, mbrojtjen kombëtare ose sigurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Finlandës ose sigurinë e shërbimit në Forcat e Mbrojtjes, mund të emërohet në shërbimin ushtarak të Forcave të Mbrojtjes.

E pyetëm Supo-n nëse kishte kryer kontroll të posaçëm për personat me shtetësi të dyfishtë, pra personat me shtetësi finlandeze dhe ruse. Supo nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj.

– Mund të ketë probleme për shtetësinë e dyfishtë nëse një shtetas i dyfishtë hyn në një pozicion që është i rëndësishëm për sigurinë kombëtare.

– Fatkeqësisht, qytetarët e shteteve autoritare nuk kanë gjithmonë mundësinë të zgjedhin besnikërinë e tyre, pasi vendet e origjinës mund të kërcënojnë dhe shantazhojnë qytetarët e tyre dhe të shfrytëzojnë lidhjet e tyre me vendin e tyre, thuhet në përgjigjen e e-mail.

Transaksionet e paqarta të pasurive të paluajtshme në Finlandë

Disa në Finlandë besojnë se rusët po blejnë tokë dhe pasuri të paluajtshme në Finlandë në mënyrë që t’i konsiderojnë ato si bazat e tyre.

Për shembull, Airiston Helmi në arkipelagun e Turkut përflitet të jetë një bazë e tillë me ishuj të shumtë, hotele dhe pista helikopterësh.

Policia Qendrore Kriminale ka kryer hetimet paraprake për Airiston Helmi, i cili është mbështetur nga Supo. Për këtë rast është kryer një hetim për krime financiare.

Supo nuk komenton nëse Airiston Helmi mund të jetë një bazë ruse, por në një nivel të përgjithshëm ata përgjigjen.

– Policia e Sigurisë është e interesuar për kompanitë e huaja nëse ato blejnë pasuri të paluajtshme që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të Finlandës. Kjo është puna jonë bazë në çdo kohë.

– Sigurisht, për momentin, të gjitha autoritetet e sigurisë janë veçanërisht vigjilente në lidhje me sinjalet edhe më të vogla.

Gjatë kësaj interviste, të gjitha palët theksuan se rusët që jetojnë në Finlandë nuk duhet të ngacmohen apo të fyhen.

Krijimi i linjave ndarëse të shoqërisë dhe trajtimi i papërshtatshëm i qytetarëve rusë e dobësojnë Finlandën brenda vendit dhe sigurojnë armë për përdorimin e makinerisë së propagandës ruse, thotë Supo.

MTV News

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *