PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore finlandeze. Fluturoi pranë qytetit Porvoo

, ,

Një aeroplan rus dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore finlandeze pranë qytetit Porvoo në Gjirin e Finlandës të premten në mëngjes.

Shkelja e dyshuar e hapësirës ajrore ka zgjatur tre minuta dhe avioni shtetëror që ka kryer shkeljen e hapësirës finlandeze ka qenë i tipit IL-96-300.

Garda Kufitare ka nisur hetimet paraprake për rastin.

Ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen, thotë në Twitter se Finlanda po e merr seriozisht çështjen.

– Kapaciteti ynë i vëzhgimit të zonës është i mirë dhe ne zbulojmë të gjitha shkeljet e zonës dhe jemi në gjendje të reagojmë ndaj tyre në mënyrë efektive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *