Komisioni Evropian po propozon një zgjatje prej një viti për legjislacionin për certifikatën dixhitale të koronavirusit. Legjislacioni aktual skadon në fund të qershorit.
Zgjatja lejon përdorimin e një certifikate koronavirusi për të garantuar udhëtimin dhe lëvizjen e lirë brenda BE-së. Shtetet anëtare të BE-së e kanë ruajtur të drejtën që të vendosin vetë nëse do të duan të përdorin një pasaportë koironavirusi edhe në nivel kombëtar.
Sipas Komisionit, zgjatja është e nevojshme sepse aktualisht nuk është e mundur të vlerësohet me siguri evolucioni i situatës së sëmundjes.
Leave a Reply