PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Biden: Finlanda, partner jetik i SHBA. Bashkëpunim të thelluar në fushën e mbrojtjes

, ,

Presidenti i Republikës Sauli Niinistö, deklaroi dje se Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda ndajnë të njëjtin qëndrim rreth situatës aktuale të sigurisë. Pas takimit me Presidentin e SHBA Joe Biden në Uashington, gjatë konferencës për shtyp, Niinistö tha se vizita e punës u fokusua në situatën në Ukrainë, agresionin rus dhe çfarë mund të bëhet për të ndihmuar Ukrainën.

Presidentët folën edhe për situatën e sigurisë në Finlandë dhe në të gjithë rajonin nordik.

– Kemi patur bashkëpunim në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes për një kohë të gjatë, por tani do të zhvillohet më tej, tha Niinistö për mediat në mesnatë. Gjithashtu synohet të fillojmë një proces të qartë për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, si me Finlandën, edhe me partnerët tanë nordikë.

Sipas Sauli Niinistö, “u bë shumë e qartë” se politika e dyerve të hapura të NATO-s vazhdon dhe se Shtetet e Bashkuara i kushtojnë rëndësi asaj.

– Në përgjithësi, ne kishim një mirëkuptim dhe ndamë të njëjtin qëndrim rreth situatës së përgjithshme në këtë moment.

Lidhur me garancitë e sigurisë dhe se çfarë do të thotë thellimi i bashkëpunimit mes SHBA dhe Finlandës, Niinistö tha se:

“Siç thashë, ne folëm për të krijuar vazhdimësi të procesit të bashkëpunimit duke përfshirë faktorët e rinj në fushën e sigurisë dhe sigurisht që do të përfshijë edhe qëndrimet e vedene nordike përveç Finlandës”, u përgjigj Niinistö.

– Garanci të tilla sigurie, (sikurse i ka për anëtarët e saj), NATO nuk i afron në asnjë mënyrë përkohësisht. Mendoj se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, vazhdoi ai.

Sipas Niinistö, “procesi i punës së sigurisë” ka të bëjë me faktorë konkretë të sigurisë dhe mbrojtjes, jo aq shumë anëtarësime.

“Për mua është shumë e qartë se kur NATO ka të ashtuquajturën politikë të dyerve të hapura, që do të thotë se ata që plotësojnë kriteret pranohen – dhe nuk ka asnjë perceptim të ndryshëm se Finlanda nuk i plotëson ato kritere, tha Sauli Niinistö.

Niinistö tha se ishte i sigurt se Finlanda do të merrte “shumë mbështetje” nëse do t’i nënshtrohej agresionit rus.

Sauli Niinistö u takua me Joe Biden në Uashington të premten. Para fillimit të bisedimeve, Biden e përshkroi Finlandën si një “partner jetik” për Shtetet e Bashkuara.

Ishte një vizitë pune dhe për këtë arsye nuk u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Uashington, Niinistö u takua gjithashtu me William Burns, drejtor i CIA-s së SHBA-së dhe senatorët republikanë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *