Dy estonezë u futën në një dyqan në Lahti duke hapur një vrimë në murin e dyqanit me një sharrë elektrike, njoftoi Ilta-Sanomat. Dy hajdutët kishin mbuluar gjithashtu gjurmët dhe e kishin rivendosur copën e sharruar në vend që të mund të plaçkisnin në paqe.
Dyshja arriti të grabiste celularë me vlerë rreth 44 mijë euro, duke i futur në thasë plehrash brenda një kohe të shkurtër. Por, rojet e qendrës tregtare kanë mundur t’i identifikojnë dhe t’i kapin ndërsa ata po kryenin vjedhjen natën e krishtlindjes.
Të martën, Gjykata e Qarkut Päijät-Häme i dënoi dy autorët me 11 muaj burg, sikurse edhe kishte kërkuar prokurori i çështjes.
Leave a Reply