PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Ende me goma dimërore?! Policia: Pas këtij afati, rrezikoni 100 Euro gjobë

, ,

Prillit po i vjen fundi, por shumë janë ende duke vozitur me goma dimërore me thumba. Milla Susi, një eksperte mjedisore në qytetin e Helsinkit, thotë se përqindja e gomave me thumba në stokun e gomave në qytet këtë dimër ka qenë rreth 70 për qind. Sipas monitorimit automatik të policisë, pothuajse 60 për qind e shoferëve në Helsinki përdorën goma me thumba gjatë javës së Pashkëve.

Por, jo për shumë kohë. Sapo të përfundojë festa e 1 Majit, policia do të fillojë sërish t’i kushtojë vëmendje nëse shoferi ka apo jo goma verore poshtë. Nëse jo, mund të pritet një gjobë prej 100 eurosh për shkelje të rregullave të trafikut.

Dennis Pasterstein, drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Trafikut të Helsinkit, thotë se policia nuk ka një datë të caktuar për afatin.

– Mund të thuash që një datë e caktuar është kur rrugët janë shkrirë. Nëse jeni ende duke vozitur me goma dimri atëherë, duhet të ketë një shpjegim të vlefshëm se pse po i mbani, përndryshe policia do të vendosë një gjobë. Për shembull, nëse mund të tregoni se jetoni në një zonë rurale, në fund të një rruge të gjatë të paasfaltuar që është ende me shumë borë, atëherë ka një justifikim për zgjidhjen.

Bazuar në motin dhe parashikimet e motit, përdorimi i gomave me thumba nuk do të duket më i mundur në pjesën më të madhe të vendit.

Detyrimi ligjor për përdorimin e gomave dimërore mbaroi në Finlandë në fund të marsit. Nga fillimi i muajit prill, gomat me kunja (thumba) mund të përdoren vetëm nëse këtë e kërkojnë moti ose kushtet e motit. Kriteri i motit është përmbushur në të gjithë vendin gjatë prillit, kur ka rënë borë edhe në jug të Finlandës.

Sipas Pasterstein, goma që përdor mund të identifikohet mjaft lehtë në trafik.

– Bën një zhurmë aq të madhe sa që goma njihet edhe në trafik të rënduar, thotë ai.

Kryeinspektori Heikki Kallio thotë se një pranverë e brishtë sjell një sfidë për shoferët. Moti ka ndryshuar nga njëra anë në tjetrën dhe në prill ka rënë disa herë borë dhe ka qenë me ngrica.

– Ky është një sezon paksa i rrallë tani. Unë jetoj në Helsinki, dhe këtu nuk ka nevojë për goma me thumba për një kohë. Por diku tjetër ka pasur një situtatë krejt tjetër për kushtet e drejtimit.

Kallio shpreson që njerëzit do të kujtojnë të ndërrojnë gomat në kohë, sa më shpejt që të lejojë moti. Sipas tij, përdorimi i mëtejshëm i gomave dimërore është i panevojshme.

– Ato gjenerojnë pluhur dhe lloj-lloj dëmesh mjedisore, thekson ai.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *