Qyteti i Vantaa-s filloi sot vaksinimin e të rinjve nën 30 vjeç. Të gjithë ata që kanë lindur nga viti 1992 deri në 1996 mund të bëjnë rezervimin e kohës online www.koronarokotusaika.fi ose duke thirrur në numrin 09 5844 3030, nga e hëna në të premte prej orës 8.00 – 16.00.
Helsinki dhe Espoo dy qytetet e tjera të mëdha, pjese e metropolit të Helsinkit po vazhdojnë këtë javë vaksinimin e 30 – 34 vjeçarëve.
Pothuajse 2.6 milion njerëz në Finlandë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, e cila është rreth 46.3 përqind e popullsisë së përgjithshme, thotë Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL).
Numri është rritur nga e enjtja në më shumë se 36,000 të vaksinuar.
Të dyja dozat e vaksinës u janë dhënë më shumë se 573,000 njerëzve në Finlandë, që është rreth 10.3 përqind e popullsisë.
Leave a Reply