Finlanda fitoi sot medaljen e parë të artë olimpike të hokejit në historinë e saj. Ekipi i meshkujve, që ndryshe njihen si Luanët, e mundi ekipin rus me rezultatin 2-1 në ndeshjen finale që u zhvillua në Pekin, ku edhe po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore.
Rusia kaloi në avantazh pas tetë minutash lojë, por Finlanda arriti të barazojë në minutën e katërt me golin e Ville Poka. Ndërsa Hannes Björninen shënoi golin e fitores në fillim të setit të tretë.
Disa politikanë kanë komentuar arritjen historike të sportit finlandez në rrjetet sociale. Presidenti i Republikës Sauli Niinistö uron kombëtaren finlandeze.
– Luani e zbuti ariun. Fat i mirë, ekip i qëndrueshëm dhe i fortë! shkruan Niinistö.
Finlanda deri tani në këto lojëra ka koleksionuar 2 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta, rezultat që e vendos në vendin e 16-të në renditjen botërore.
Leave a Reply