Humbja 2-3 e Finlandës ndaj Kanadasë nuk i ngadalësoi mbrëmë festimet në qendër të Helsinkit.
Finalja e Kampionatit Botëror të Hokej në Akull përfundoi me thyerje zemre për “Luanët” Finlandezë, por kjo nuk i ndaloi tifozët finlandezë të hidheshin në shatërvan dhe të festojnë njësoj edhe për medaljet e argjendta.
Humbja 2–3 ndaj Kanadasë pritej të dëmtonte euforinë e tifozëve, por turmat e tyre në qendër Helsinki qendrore ishin të etura për “party”.
Skuadra finlandeze iu nënshtrua goditjes së një goli nga Nick Paul me 6:26 minuta në kohën shtesë.

Zyrtarët e shëndetësisë, të shqetësuar për epideminë Covid, kishin këshilluar kundër mbledhjeve të mëdha. Paralajmërimi u bë në rast të fitimit të kupës së artë, por turmat që festonin argjendin ishin ende mjaft të konsiderueshme.
Statuja Havis Amanda në Sheshin e Tregut të Helsinkit është pikë-grumbullimi tradicional për të festuar sukseset sportive dhe festat e 1 Majit. Njësoj edhe të dielën në mbrëmje ishtë plot me njerëz që argëtoheshin.
Statuja e gjatë pesë metra përshkruan një figurë sirene femër, e cila “ka dalë” prej detit. Sipas skulptorit Ville Vallgren statuja simbolizon Helsinkin dhe “daljen e qytetit nga deti”.
Monumenti 113-vjeçar konsiderohet të jetë veçanërisht i frekuentushëm ndaj tifozëve të lagur, të dehur që ngjiten në të. Autoritetet e qytetit më herët rrethuan statujën për ta shpëtuar atë nga tifozët.
Por ndërsa rezultati do t’i ketë zhgënjyer shumë, gardhet nuk i ndaluan tifozët të hidheshin në shatërvan dhe të ngjiteshin në statujë menjëherë pasi mbaroi loja.




“Rrethimi dhe siguria ishin planifikuar sepse statuja është e brishtë,” tha Tommi Laitio i Qytetit të Helsinkit. “Nëse ngjiten lart, ekziston një rrezik real që dikush mund të dëmtojë rëndë veten e tij. Dhe nga ana tjetër statuja mund të dëmtohet.”
Laitio tha se siguria ishte planifikuar, nëse tifozët do të festonin për medaljet e arta, por doli të ishte e pamjaftueshme për t’i bërë ballë reagimit të tyre edhe me një medalje argjendi. Ai tha se herën tjetër do të kishin masa më të mira.
Leave a Reply