Ekipi Kombëtar i futbollit, i njohur ndryshe si “Bufat” e Finlandës morën sot një fitore të vyer ndaj Bosnjës, duke ia dalë të vazhdojnë garën për të marrë pjesë në Kupën e Botës në futboll. Ata fituan në fushën boshnjake në Zenicë të Bosnjë-Hercegovinës me rezultatin e thellë 3–1.
Marcus Forss, Robin Lod dhe Daniel O’Shaughnessy shënuan për Finlandën. Teemu Pukki humbi pasimin dhe penalltinë në pjesën e parë, por ishte pjesë e aksionit që solli golin e Marcus Forssi. Robin Lod shënoi 0-2 në pjesën e dytë. Luka Menalo ngushtoi rezultatin, por pothuajse menjëherë Daniel O’Shaughnessy thelloi sërish rezultatin në 3-1 për Finlandën.
Pavarësisht se Jukka Raitala mori një karton të kuq në pjesën e parë, Finlanda ia doli të kontrollojë lojën.
Trajneri finlandez Markku Kanerva tha për mediat se, “Jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën sesi djemtë e vendosën veten në lojë në një situatë luftarake. Një lojë e pabesueshme. Shumë gjëra ndodhën.”
Emocionet në këtë ndeshje ishin të mëdha. Me fitoren e saj, Finlanda u ngjit në vendin e dytë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe zuri vend në vendin kualifikues. Ndeshjet në bllok për Grupin D do të përfundojnë të martën, kur Franca e vendit të parë do të vijë në Helsinki të përballet me Finlandën.
Leave a Reply