PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda nuk kërcënohet nga mungesa e energjisë Ruse. 10 përqind të nevojave do të blihen nga Suedia dhe vendet balltike

, ,

Kompania ruse e energjisë Inter Rao Nordic Oy ka njoftuar se do të pezullojë importet e energjisë elektrike sot, më 14 maj, në orën 1 pasdite. Sipas Rao Nordic, arsyeja e pezullimit qëndron tek “vështirësitë në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”.

Fingrid, e cila mirëmban rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike të Finlandës thotë se ndalimi i importeve nga Rusia nuk e kërcënon mjaftueshmërine e energjisë elektrike në Finlandë.

Importet e munguara mund të zëvendësohen në tregun e energjisë elektrike duke importuar më shumë energji elektrike nga Suedia dhe pjesërisht edhe nga prodhimi vendas.

Sipas Reima Päivinen, Drejtoreshë e Operacioneve të Fingrid, efektet tek konsumatori mund të jenë kryesisht indirekte, por me një kosto të vogël.

“Kur ulet furnizimi me energji elektrike në tregun nordik me shumicë, kjo në parim do të çojë në një rritje të lehtë të çmimeve të shitjes me shumicë”.

Energjia elektrike është importuar kohët e fundit nga Rusia për rreth dhjetë për qind të konsumit total të Finlandës. Vëllimi i importeve ka pasur luhatje, dhe herë pas here shumë më pak.

Qysh në Prill, Fingrid ka ulur ndjeshëm sasinë e importeve nga Rusia, në mënyrë që rusët të mund të mos ushtronin presion ndaj Finlandës, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësim në NATO. Energjia që do të duhet gjatë stinës së dimrit do të blihet nga vendet nordike dhe balltike.

Vitin e ardhshëm Finlanda, më vënien në punë të centralit të tretë bërthamor Olkiluoto 3 dhe aktivizimit të prodhimit të energjisë me urbinat e erës, nuk do të ketë më nevojë për të importuar enrgji nga jashtë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *