PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda ofron votimin nga makina për t’u mbrojtur nga virusi

,

Finlanda do të ofrojë lehtësi për votuesit që zgjedhin të votojnë para ditës së zgjedhjeve lokale. Lehtësia ka të bëjë me mënyrën e votimit. Zgjedhësit do të mund të votojnë pa zbritur mga makina e tyre, apo mjetet e tjera të transportit që po përdorin në atë moment.

E gjitha bëhet për të krijuar mundësitë për të gjithë qytetarët që të votojnë. E kryesisht për ata që janë më të frikësuar së mund të marrin virusin nëse kontaktojnë njerëz të tjerër, apo nëse vizitojnë ambjente ku lëvizin shumë njerëz.

Votimi me makinë nuk është i disponueshëm në të gjitha komunat, por një person që voton para ditës së zgjedhjeve mund të vizitojë një komunë tjetër për të votuar. Votimi do të zhvillohet gjithashtu në hapërsira të hapura, si para ditës së votimit ashtu edhe ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet lokale u shtynë për në qershor, pasi të gjitha forcat politike dhanë aprovimin e tyre para zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, që janë të ngarkuar nga ligji të administrojnë procesin zgjedhor në Finlandë.

Për të gjithë ata që duan informacion në gjuhën shqipe se nëse kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale, apo se si të votojnë i ftoj të ndjekin linkun e mëposhtëm, ku ndodhet në gjuhën shqipe i gjithë informacioni i nevojshëm, në formatin pdf.

https://vaalit.fi/documents/5430845/7129103/albania+-+albanska+-+Albanian.pdf/5a99afe0-3117-4273-8a41-b78cf7110c1f/albania+-+albanska+-+Albanian.pdf?version=1.5&t=1618302234159

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *