PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda po e rishikon lejen e centralit bërthamor me bashkëpronar Rusinë

, ,

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha të martën se ajo ishte në favor të kryerjes së një analize të re të rrezikut të projektit të energjisë bërthamore Fennovoima, në dritën e situatës në përshkallëzim midis Rusisë dhe Ukrainës.

Projekti është pjesërisht në pronësi të kompanive ruse dhe ekspertët kanë paralajmëruar se mund të kontribuojë në prodhimin e armëve bërthamore të Rusisë.

Projekti ende nuk ka marrë leje ndërtimi. Shërbimi i sigurisë kombëtare ka shprehur rezerva për projektin dhe për faktin se ende nuk është bërë një studim i riskut.

Sanksionet e Bashkimit Europian duket se nuk do ta lejojnë Finlandën të avancojë më tej me një projekt të tillë, pasi aksioneri me 33 për qind të aksioneve ështe Rosatom, një kompani shtetërore ruse.

Por, ky projekt edhe më herët ka patur probleme në Finlandë. Kesko, një prej kompanive të njohura finlandeze ka njoftuar se do të tërhiqet nga ky projekt, gje e cila prish balancat e domosdoshme që kërkon ligji kombëtar në përqindjet e pronësisë në projekte të këtij lloji.

Një ditë më parë, Gjermania e ngriu lejen për gazsjellësin rus Nord Stream 2.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *