Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL) raportoi sot se 390 infeksione të reja me koronavirus janë konfirmuar në Finlandë. Shumica e infeksioneve të reja, 234, u diagnostikuan në Helsinki dhe Rrethin Spitalor të Uusimaa. Në zonën e rrethit spitalor të Finlandës Jugperëndimore, u konfirmuan 29 infeksione të reja dhe në zonën e rrethit spitalor Satakunta 21.
Tani janë gjithsej 54.132 raste të konfirmuara të të infektuarëve me koronavirus në Finlandë.
Qysh nga e premtja, shtatë vdekje të tjera në lidhje me sëmundjen e koronavirusit kanë ndodhur në mbarë Finlandën. Një total prej 733 vdekjesh të lidhura me sëmundjen janë raportuar gjer më sot. Tani ndodhen 170 pacientë në spital, nga të cilët 30 janë në kujdes intensiv. Numri i pacientëve në spital është rritur me 29 qysh nga dita e premte.
Nndërkaq, ndryshimet në Ligjin e Sëmundjeve të Transmetueshme që hynë në fuqi sot lejojnë autoritetet e pushtetit lokal që të mbyllin, për shembull, ambientet sportive private, palestra dhe spa.
Deri më tani, kjo ka qenë e mundur vetëm për ambientet që ishin pronë e bashkive. Ndryshimet në ligj zbatohen gjithashtu për objektet që përdoren për aktivitete argëtuese në grup, si dhe parqet e lojrave, ambjentet e mbyllura për lojërat e fëmijëve, si edhe kopshtet zoologjike që nuk janë në natyrë të hapur.
Ndryshimet nuk zbatohen, për shembull, në qendrat dimërore të skive apo në kopshtet zoologjike.
Leave a Reply