Finlanda po përjeton një rritje të shpejtë të çmimit të karburanteve, sikurse po ndodh në mbarë botën. Në Perëndim të Finlandës, konkretisht Leppävirta dhe Pori, një litër benzinë 95E10 kushtoi dje më shumë se 2.50 euro për litër, sipas informacioneve të fundit të çmimeve nga Poltinete.net.
Kufiri i çmimit prej 2.50 euro, është thyer edhe për naftën, të paktën në Utsjoki.
Çmimet e konsumit për karburantet janë tani në nivele rekord për shkak të, ndër të tjera, luftës në Ukrainë, strukturës së taksave për benzinën dhe naftën dhe rritjen e fundit të detyrimit për shpërndarjen e biokomponentëve.
Sipas Globalpetrolprices, Finlanda tani është vendi i shtatë në botë që e shet benzinën më shtrenjtë dhe i gjashtë për naftën më të shtrenjtë në botë.
Mesatarisht, sipas informacioneve të Poltinete.net, në Finlandë mund të paguani 2.203 euro për benzinë dhe 2.245 euro për naftë për litër.
Leave a Reply