PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Gatishmëria luftarake e Finlandës. Sot, qeveria shton fondet për mbrojtjen. Hiqen investimet për rrugët

,

Ministri i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen deklaroi sot se priten “rritje të konsiderueshme” të  financimeve për mbrojtjen në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Financimi shtesë për mbrojtjen do të shkojë si për prokurimin materialeve ushtarake, ashtu edhe për personelin.

Si shembull, Kaikkonen ngriti stervitjet, të cilat duhet të organizohen më shumë se sa janë aktualisht. Për shkak të koronavirusit disa nga provat nuk janë organizuar.

– Shpresoj që ky deficit të mund të plotësohet qartë tashmë këtë vit, tha Kaikkonen për mediat para se të hynte në pallatin e qeverisë, që do të diskutojë sot dhe nesër ndryshimet buxhetore.

Ministri i Mbrojtjes nuk u ndal të fliste në detaje për shumën dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve shtesë. Megjithatë, ai tha se ekziston një mirëkuptim i gjerë në qeveri se tani duhet investuar në mbrojtje.

Marin: Po kujdesemi për gatishmërinë e Finlandës

Kryeministrja Sanna Marin (SDP) thotë se lufta në Ukrainë sjell me vete presion mbi shpenzimet e reja.

– Po, sjell me vete një presion të vërtetë për shpenzime. Ne duhet të rrisim shpenzimet e mbrojtjes, si në aspektin e investimeve ashtu edhe në shpenzimet aktuale. Ne nuk duam të jemi në një situatë ku Finlanda nuk është kujdesur për gatishmërinë e saj.

Kolaicioni qeveritar ka arritur një marrëveshje që shpenzimet mund të rritet me 900 milion në 2022 dhe 500 milion në 2023 – por në të njëjtën kohë qeveria tha se do të gjente objektiva kursimi në shpenzimet aktuale prej 370 milion. Këto miliona do të gjenden gjatë negociatave që do të bëhen sot dhe nesër.

Nga këto, gati një e treta, 110 milionë, do të hiqen nga investimet për trafikun dhe rrugët, dhe shuma më të vogla do të preknin disa ministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *