PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Gërvalla shkarkon 13 ambasadorë brenda ditës. Nuk ndryshon i Finlandës

, ,

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë Donika Gërvalla, ka thënë të enjten se lirimet e fundit nga detyra të ambasadorëve të emëruar mbi baza politike, përbëjnë vetëm një hap në reformën e thellë që do t’i bëhet shërbimit diplomatik të Kosovës.

“Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikë është bërë në frymën e programit të miratuar qeveritar, i cili parasheh reformimin e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës dhe respektimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës”, ka thënë ajo përmes një deklarate të publikuar në Facebook.

Ministrja falënderoi të gjithë ambasadorët politikë për punën qe kanë bërë. Në listën e publikuar nuk është Shkëndije Geci Sherifi, ambasadorja e Kosovës në Suedi e cila mbulon edhe Finlandën.

Beqë Cufaj – Gjermani
Nait Hasani – Shqipëri
Arbër Vllahiu – Çeki
Lirim Grejqevci – Holandë
Shpend Kallaba – Hungari
Gezim Kasapolli – Kroaci
Avni Kastrati – Slloveni
Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut
Hajdin Abazi – Australi
Ylber Hysa – Mali i Zi
Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe
Amir Ahmeti – Katar
Qëndrim Gashi – Francë

Sipas Gërvallës, ky vendim krijon hapësirën e domosdoshme për përmbushjen e obligimit ligjor që së paku 50 përqind e emërimeve të ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve të jenë nga anëtarë të shërbimit të jashtëm të Kosovës.

“Ky është vetëm një hap në reformën e thellë të shërbimit diplomatik të Kosovës. Ai do të pasohet nga vendimet tjera në nivelin strukturor të ministrisë dhe do të mbështetet nga legjislacioni i ri, i cili do të ristrukturojë shërbimin diplomatik sipas standardeve ndërkombëtare”, ka thënë mes tjerash ajo.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *