PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Gjashtë ditë bisedime. Qeveria, ende pa kompromis

,

Qeveria Finlandeze nuk pritet as sot pas ditës së gjashtë të negociatave të arrijë një kompromis sa i takon kornizës buxhetore dhe planit për të ulur nivelin e borxhit deri në vitin 2023. Partia e Qendrës nuk po bie ende dakord me propozimet e kryeministres socialdemokrates Sanna Marin për të arritur në një marrëveshje të plotë me katër partitë e tjera të spektrit të majtë të politikës finlandeze.

Kryetarja e Partisë së Gjelbërve, njëherësh Ministre e Brëndshme, Maria Ohisalo tha para mediave se nuk pritet të ketë një kompromis në sesionin e mbrëmjes së mbledhjes së qeverisë. Sa takon përplasjes së saj me centristët, Ohisalo tha se janë bërë një sërë propozimesh dhe mund të bihet dakord për sasinë e lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë.

Kryeministrja Sanna Marin ka bërë një propizim për rritjen e taksave me 300 milionë Euro, gjë e cila ka ndeshur në kundërshtimin e parlamentarëve të Partisë së Qendrës, e cila ka një shtrirje në zonat rurale dhe baza e saj janë fermerët e vegjël dhe të mëdhenj.

Pavarësisht nëse sot ose nesër, kompromisi duket se është në prag të finalizimit dhe qeveria do të mund të vazhdojë punën e saj. Gjithsesi, anëtarët e koalicionit qeveritar nuk duket se janë në të njëjtën harmoni dhe mirëkuptim si në dy vitet e shkuara, pasi ideologjitë e ndryshme po i ndajnë sa i takon mënyrave për të dalë nga kriza e zgjatur e koronavirusit.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *