PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Helsinki. Qytetarët pyeten dhe vendosin për investimet 9 milionë Euro

, , ,

Mijëra banorë të Helsinkit kanë shprehur mendimet e tyre se si të shpenzojnë afro nëntë milionë euro për projektet e zhvillimit të qytetit, në të ashtuquajturin sondazh në internet të OmaStadi (shqip: Qyteti juaj).

Sondazhi, i cili u mbyll javën e kaluar, pyeti banorët se çfarë lloj përmirësimesh mendojnë se i duhen qytetit, autoritetet e të cilit kanë ndarë 8.8 milionë euro për të zbatuar ato ide.

Ndër shumë propozime të tjera, banorët thanë se donin që Stadiumi Olimpik i Notit në natyrë të qëndronte i hapur gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm gjatë verës.

Menaxheri i zhvillimit të qytetit, Kirsi Verkka tha se kjo do të kushtonte rreth 300 mijë euro në vit për të mbajtur pishinën e madhe të hapur gjatë gjithë vitit dhe se një vlerësim rreth këtij propozimi është në shqyrtim.

Rreth 1.8 milionë euro nga shuma totale do të ndahen për projekte që përfitojnë bashkërisht të gjithë banorët e qytetit. Ndërkohë, çdo rajon i Helsinkit do të jetë përfitues nga financimi i mbetur.

Projektet do të ecin përpara vitin e ardhshëm

Projekti më i shtrenjtë që ka marrë dritën jeshile nga banorët do të kushtojë rreth 550 mijë euro për zhvillimin e ambjenteve të aktiviteteve në natyrë përreth aeroportit të Malmit.

Një projekt gjysmë milioni euro shkon për aktivitetet për të rinjtë e qytetit, si dhe ndërtimin e një parku të ri patinazhi në Helsinkin perëndimor.

Verkka tha se vendndodhja e saktë e parkut ende nuk ishte vendosur.

Planifikimi dhe zbatimi i projektideve të gjeneruara nga OmaStadi do të fillojë që në fillim të vitit të ardhshëm.

Rreth 47,000 nga 580,000 banorët e Helsinkit morën pjesë në sondazh. Verkka tha se u bënë përpjekje për të inkurajuar pjesëmarrjen e gjerë në sondazh, duke përfshirë ofrimin e mundësisë për të marrë pjesë në disa gjuhë të ndryshme.

“Sigurisht që ne do të dëshironim që njerëzit të marrin pjesë edhe më aktivisht në të ardhmen,” tha Verkka.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *