Instituti i Përkujdesjes Sociale Kela ka njoftuar paketën e bebeve për vitin 2021. Brenda kutisë ka një total prej 50 artikujsh të ndryshëm, që janë të domosdoshme për bebet e sapolindura. Kjo paketë ju dhurohet të gjitha familjeve finlandeze që shtohen me fëmijë, pavarësisht sa të varfër, apo të pasur janë. Kjo është një traditë në Finlandë, që ka filluar për herë të parë në vitin 1938.

Rrobat e zgjedhura për paketën e re janë me ngjyra neutrale. Përfshihen gjithashtu rroba shumëngjyrëshe dhe modele me temë nga natyra.

Për herë të parë, përdoruesit kanë qenë në gjendje të ndikojnë në modelet e rrobave, pasi Kela organizoi një votim mbi modelet e përzgjedhura. 1.340 vetë morën pjesë në  votim, nga të cilat modeli fitues mori më shumë se gjysmën. Modelet e zgjedhura kanë imazhe me temë kafshësh në një sfond gri të çelët. Sipas Kela, përdoruesit kanë kërkuar produkte që mund të kombinohen lehtësisht.

 

Paketa dhuratë për fëmijët e sapolindur