Komisioni për Çështje Kushtetuese ishte unanim sot në refuzimin e ligjit të qeverisë për vendosjen e ndalim qarkullimit në zonat që kanë një përhapje të gjërë të virusit Covid 19.
Sipas mendimit të Komisionit për Çështjet Kushtetuese zgjidhjet e projektligjit për lirinë e lëvizjes janë problematike nga pikëpamja e Kushtetutës, dhe rregulloret duhet të ndryshohen në këtë drejtim.
Antti Rinne (sd.), Kryetari i Komisionit për Çështjet Kushtetuese, tha në konferencën për shtyp se në parim një ndalim total i lëvizjes është në kundërshtim me kërkesën e proporcionalitetit dhe nuk mund të konsiderohet i nevojshëm brenda kuptimit të Kushtetutës.
– Problemi theksohet nga mundësia e interpretimit në ndalimet, rregulloret dhe përjashtimet e tyre. Është praktikisht e pamundur që njerëzit të parashikojnë atë që është e ndaluar dhe e lejuar – dhe kështu çfarë është e dënueshme, tha Rinne. Projektligji i qeverisë ka rreth 10 përjashtime se kur lejohesh të dalësh nga shtëpia.
Nevojitet mbështetja e Komitetit Kushtetues që Parlamenti të miratojë kufizimet në lëvizje. Komiteti interpreton që projektligji i qeverisë ishte një shtetrrethim me përjashtime. Ai përbën një ndërhyrje shumë të gjerë në të drejtat themelore të njerëzve.
Sipas situatës, ndalimet dhe kufizimet duhet të drejtohen pikërisht në burimet e infeksionit, të tilla si mbledhjet private dhe aktivitetet, qëndrimi dhe lëvizja në grupe, si edhe vizitat në dyqane dhe shërbime.
Propozimi i detyrimit për të mbajtur maskën është thelbësisht kushtetues. Sidoqoftë, do të ishte më mirë të ky detyrim të përfshihej në ligjin normal për parandalimin e sëmundjeve infektive.
Leave a Reply