PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kontrollet në kufi ruhen deri me 11 korrik, por ka lehtësime

,

Ministria e Brendshme njoftoi sot lehtësimin e kufizimeve të hyrjes në Finlandë për shtetasit e BE-së dhe ata të vendeve të Shengenit. Pas mbledhjes së Qeverisë, Kirsi Pimiä, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe Tuomas Laosmaa, Shefi i Njësisë së Rojës Kufitare pohuan se pavarësht lehtësimeve, qeveria ka vendosur të vazhdojë kontrollin e kufirit të brendshëm deri më 11 korrik.

-Vendimi i marrë nga Qeveria sot do të hyjë në fuqi në 21 Qershor. Prej atëherë, hyrja në Finlandë lejohet nga vendet e BE nëse udhëtari paraqet një çertifikatë vaksinimi covid-19 të aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shendetësisë. Vaksina duhet të jetë bërë të paktën 14 ditë para se të hyjë në Finlandë, ose një vërtetim që udhëtari ka qenë i sëmurë me koronavirus më pak se 6 muaj më parë.

Për fëmijët e lindur pas vitit 2005, ose nën moshën 16 vjeç, ata mund të hyjnë në vend pa këto çertifikata, thotë Laosmaa në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Kontrolli i kufirit të brendshëm do të hiqet për trafikun midis Finlandës dhe Polonisë dhe midis Finlandës dhe Hungarisë. Në BE, kontrollet e kufijve të jashtëm do të vazhdojnë, por kufizimet e hyrjes do të hiqen nga trafiku midis Finlandës dhe Rumanisë, Monakos dhe San Marinos.

Ende nuk lejohen udhëtimet për turizëm, por vetëm ata që rikthehen në vendin e tyre, ata që udhëtojnë për arsye biznesi dhe ata që kanë arsye të nevojshme. Ata që udhëtojnë për punë mund të përdorin të gjitha llojet e mjeteve të transportit dhe nuk do të pengohen në kufi.Hyrja për punë nga BE-ja lejohet pa kufizime në të gjitha mënyrat e transportit.
Sipas Pimiä, kjo e bën më të lehtë punën, veçanërisht për ata që vijnë nga Suedia, Estonia dhe Norvegjia.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *