PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Koronavirusi infekton qeverinë dhe parlamentin

, ,

Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto u infektua me koronavirus dhe filloi të punojë në distancë, thanë burimet zyrtare.

Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë për shtyp të shtunën vonë mbrëma konfirmoi se Haavisto rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Ministri i Jashtëm është asimptomatik. Për momentin ai është duke punuar në distancë nga shtëpia e tij”, thuhet në njoftimin për media.

Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë ndërmarrë masat e nevojshme në këtë drejtim.

Haavisto mori pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të mbajtur në Stokholm më 1–2 dhjetor.

Ndërkohë, një ligjvënës i Suomen Keskusta (Partia e Qendrës së Finlandës), Jouni Ovaska është infektuar me koronavirus.

Ovaska të shtunën në një postim në Twitter shkroi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Deputeti Keskusta tha se ishte plotësisht i vaksinuar dhe simptomat e tij ishin të lehta.

Ovaska mori pjesë në një seancë plenare në parlament të enjten dhe disa mbledhje të komisioneve parlamentare më parë gjatë javës.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *