PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Krim brenda familjes në Vantaa. Vriten dy persona, arrestohet autori

,

Policia zhvilloi dje në mbrëmje disa operacione kërkimi në qytetin e Vantaa-s, pjesë e Metropolit të Helsinkit. Policiia tha të dielën se një krim i rëndë i dhunshëm kishte ndodhur në Vantaa gjatë fundjavës. Personi i dyshuar për krimin është një burrë i lindur në vitin 1984.

– Policia ka arrestuar të dyshuarin 37 vjeçar të dielën mbrëma. Ai dyshohet për dy vrasje. Viktimat e vrasjes i përkasin të njëjtit rreth familjar me të dyshuarin, thotë drejtori i hetimit Tero Tyynelä në një deklaratë për shtyp.

Policia pati operacione të dukshme në anët e ndryshme të Vantaa të dielën. Operacionet kishin të bënin me kapjen e të dyshuarit.

– Hetimi i rastit është ende në një fazë të hershme. Shkaqet dhe akuzat do të zbardhen në vazhdim të hetimeve. Ne nuk mund t’i tregojmë publikut për këtë për momentin, pasi rrezikojmë hetimin e rastit, thotë Tyynelä.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *