Kryeministrja Sanna Main hodhi poshtë dje lajmet se dasma e saj ështe paguar nga taksat. Këtë e konfirmoi edhe zyra e saj, duke theksuar se të gjitha shpenzimet e dasmes që e u bë vitin e shkuar janë paguar prej kryeministres dhe bashkëshortit të saj.
Shpenzimet prej 23,000 euro, të cilat janë regjistruar në portalin tutkihankinnat.fi më 1 gusht, janë për takimet dhe aktivitetet e Zyrës së Kryeministrit dhe nuk kanë qenë të lidhura me martesën e kryeministrit. Portali tutkihankinnat.fi bën transparencën e plotë të prokurorimeve publike në Finlandë.
Të hënën, Zyra e Kryeministrit njoftoi koston totale të shërbimeve të ushqimeve në vilën qevertare që përdoret nga kryeministrja Marin dhe familja e saj. Nga janari 2020 deri në maj 2021, kostoja ka një mesatare prej 845 euro në muaj. Shuma përfshin vaktet e mëngjesit dhe ushqime të tjera që përdoren gjatë ditës, por që nuk gatuhen .
Kostoja totale e shërbimeve për këtë periudhë është 14 mijë e 363 euro dhe 20 cent, informon zyra. Kostoja më e ulët mujore është një total prej 235.20 EUR në Shkurt 2020 dhe më e larta në Prill 2020, me një vlerë prej 1,341.40 EUR.
Kostoja mesatare e furnizimeve të mëngjesit ka qenë 270 € në muaj, dhe furnizimet e mëngjesit kanë qenë ushqimet e zakonshme të përdorura në mëngjes. Kostoja mesatare mujore e vakteve të ftohta ka qenë 575 €.
Leave a Reply