Kryeministrja Sanna Marin i deklaroi Helsingin Sanomat se ajo beson se kohët më të vështira të pandemisë do të vijnë përpara në javët e ardhshme për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të omikronit.
Qeveria njoftoi të premten kufizime të reja që kërkojnë që restorantet të mbyllen në orën 18:00. Gjithashtu, agjencive rajonale i është rekomanduar të mbyllin ambientet e lojërave dhe stërvitjeve për fëmijët dhe të rinjtë.
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë dhe Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Bazë, Krista Kiuru (sd.) kërkuan kalimin e shkollave në mësimin në distancë. Sanna Marin thotë se ishte e befasuar nga kjo gjë, pasi çështja ishte trajtuar pak para Krishtlindjeve.
Sipas kryeministres, situata shkaktoi konfuzion të panevojshëm për familjet dhe stafet pedagogjike nëse shkollat do të fillonin apo jo mësimdhënien normalisht.
“Dështimi ynë është në faktin se diskutimi është bërë faqe publikut dhe jo brenda qeverisë”, thotë Sanna Marin.
Sipas saj, strategjia e epidemisë së Finlandës ka rezultuar se funksionon deri më tani.
– Jemi përpjekur të parandalojmë përhapjen e virusit, të mbrojmë grupet e rrezikut dhe të ruajmë kapacitetin mbajtës të kujdesit shëndetësor. Këto synime themelore ende funksionojnë. Sigurisht, omikron ndryshon situatën në atë që është praktikisht e pamundur të ndalosh përhapjen e virusit, thotë Marin.
Leave a Reply