PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kush do të mobilizohet, nëse Finlanda përgatitet për luftë?

, ,

Rusia e Vladimir Putin është bërë gjithnjë e më e pa parashikueshme në ambicjet e saj luftarake, pas agresionit ushtarak që ndërmori ndaj Ukrainës muajin e shkuar. Gazeta Vantaan Sanomat publikoi sot një artikull se kush do të mobilizohet në rast se Finlanda fillon përgatitjet për një luftë të mundshme.

– Pyetjet për mobilizimin kanë të bëjnë me gatishmërinë e Forcave të Mbrojtjes Finlandeze dhe ne nuk mund t’u përgjigjemi në detaje, thotë Henrik Gahmberg, Specialist i Komunikimit i Forcave të Mbrojtjes Finlandeze.

Ai shton se mobilizimi ka të bëjë kryesisht me rezervistët e inkuadruar në forcat e kohës së luftës dhe personelin e Forcave të Mbrojtjes, qofshin burra apo gra.

Rezervisti është i angazhuar në detyrimet ushtarake deri në moshën 50 vjeç (për ushtarët e thjeshtë) ose 60 vjeç (për nënoficerët ose oficerët rezervës). Grada e një lufte zakonisht mbahet nga qysh prej ditës kur rekrutimi deri në moshën rreth 35 vjeç, gjë e cila është në varësi të pozicionit dhe karrierës që ka patur para daljes në rezervë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *