PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Lojëra, aktivitete dhe drekë falas për fëmijët gjatë verës. Helsinki publikon hartën 2022

, ,

Qyteti i Helsinkit publikoi sot hartën e këndeve të lojërave ku do të afrohet drekë falas për fëmijët gjatë gjithë pushimeve të verës, që në Finlandë fillojnë javën e parë të qershorit.

Janë 42 kënde lojërash të hapura në Helsinki në qershor, 32 kënde lojërash në korrik dhe 32 kënde lojërash deri në fillimin e shkollës në gusht. Sezoni veror në këndet e lojërave fillon më 6 qershor.

Të gjitha këndet e hapura të lojërave ofrojnë vaktet verore. Një vakt i nxehtë falas ofrohet për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç. Nuk ka nevojë të regjistroheni paraprakisht. Ushqimi i verës shërbehet gjatë ditëve të javës në orën 12 pasdite. Ushqimi i verës shpërndahet për aq kohë sa ka ushqim të mjaftueshëm.

Prindërit këshillohen që t’u japin fëmijëve një pjatë të thellë, lugën ose pirunin dhe një shishe pijeje.

Përveç drekës, parqet ofrojnë aktivitete për familjet me fëmijë të vegjël.

Si në vitet e mëparshme, disa parqe kanë kampe ditore për nxënësit e shkollave. Nxënësit e shkollës mund ta kalojnë ditën në sheshet e lojërave në ajër të hapur, edhe nëse nuk ka kampe ditore. Këndet e lojërave janë të hapura gjatë ditëve të javës nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 pasdite.

Sa mirë sikur të ofrohej edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë një ndihmë e tillë për fëmijët shqiptarë!

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *