PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Lufta po vjen. Edhe Finlanda urdhëron qytetarët e saj të largohen nga Ukraina

,

Ministria e Punëve të Jashtme u kërkon finlandezëve që të largohen menjëherë nga Ukraina. Finlandezët në vend janë udhëzuar që të largohen me rrugë ajrore apo edhe me linjat e trenave.

Ministria thotë se situata e politikës së sigurisë është e tensionuar pasi Rusia ka mobilizuar trupa për Ukrainën.

– Situata është e paparashikueshme dhe mund të ndryshojë shpejt. Nëse jeni në vend, ndiqni kanalet e informacionit të Ambasadës së Kievit dhe Ministrisë së Jashtme dhe bëni një njoftim udhëtimi, shkruan ministria.

Shkeljet e armëpushimit në Ukrainën lindore kanë vazhduar pavarësisht shumë armëpushimeve. Situata e sigurisë në Ukrainën lindore është shumë e rrezikshme në afërsi të kufirit me Rusinë.

Finlanda po ndjek qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët i kërkuan dy ditë më parë qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina. Presidenti Biden tha se SHBA nuk mund të dergojë avionë për evakuim pasi Rusia të sumojë Ukrainën. Ai tha se çdo përplasje e mundshme mes dy fuqive të mëdha në hapësirën e Ukrainës mund të sjellë një luftë të re botërore.

Jnaë shumë e shumë vende që po i kërkojnë qytetarëve të tyre të lënë Ukrainën.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *