Një makinë pastruese e rrugëve e telekomanduar dhe pa shofer filloi sot provat në pastrimin e rrugëve të qytetit të Espos, pjesë e Metropolit të Helsinkit. Pajisja e prodhuar nga Trombia Technologies, një firmë finlandeze me qendër ne qytetin e Kuopios ështe shumë më miqësore me mjedisin.
Në një përpjekje pilot komerciale, kompania që zhvilloi pajisjen, Trombia Technologies, ra dakord me Espoo për të testuar pastruesin në lagjen Mankka të qytetit, në mënyrë që të shqyrtonte aftësitë autonome të automjetit.
Më poshtë është edhe videoja e pajisjes që mund ta shihni. Kopjoni ose ndiqni linkun:
Pajisja – Trombia Free – duket pak si një jaht aerodinamik, përdor lidar-teknologji dhe, sipas firmës, përdor 85 përqind më pak energji sesa pastruesit e rrugëve konvencionale, që përdorin naftë.
“Ne jemi të entuziazmuar që fillojmë programin pilot me Qytetin e Espoo. Smart-cities (Qytetet e mençura) përreth botës mund të veprojë për të zvogëluar konsumin e tyre të energjisë dhe emetimet e karbonit në mënyrë të konsiderueshme, duke modernizuar mënyrën e pastrimit të rrugëve “, tha CEO i Trombia Technologies Antti Nikkanen në një deklaratë.
Firma tha që Trombia Free është një makinë për të gjitha kushtet atmosferike dhe në gjendje të qarkullojë në mënyrë të sigurt në kushte shiu ose dëbore, për shkak të teknologjisë së lidar të integruar në pajisje.
Pajisja u lançua në shtator dhe Trombia Technologies tha se planifikon programe të mëtejshme pilot në vende të tjera më vonë këtë pranverë.
Leave a Reply