PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Mbrojtja e duhur nga sulmet kibernetike. Pak para mënjanë dhe llogari në dy banka

, ,

Bankat dhe kompanitë e tjera financiare janë të përgatitura mirë për kërcënimet e mundshme hibride dhe përpjekjet për ndikim nga Rusia, por gjithashtu ia vlen të keni mënjanë disa para të thata (cash) për shtëpinë tuaj. Ky është rekomandimi i autoriteteve për t’u mbrojtur në rast të një sulmi kibernetik nga Rusia, gjatë kohës që Finlanda po aplikon për anëtarësim në NATO.

Piia-Noora Kauppi, CEO i Finanssiala ry, thotë për Aamulehti se do të ishte mirë që familjet të kishin para për disa ditë për shpenzimet e nevojshme.

– Po flasim, për shembull, për blerje ushqimore dhe produkte farmaceutike. Konsumatori nuk duhet të grumbullojë të gjitha paratë në shtëpi dhe nuk ka asnjë arsye për të tërhequr fondet e tyre nga banka. Fondet janë më të sigurta në bankë sesa në shtëpi, dhe është mirë të kujtojmë mbrojtjen e depozitave të bankave, thotë ai për AL.

Përpjekjet për të ndikuar mund, për shembull, të bblokojnë faqet e internetit të bankave. Kauppi rekomandon përdorimin e dy kartave të debitit.

– Nëse shërbimet e një banke janë përkohësisht jashtë funksionit, atëherë mund të përdorni kartën e një banke tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *