PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Më shumë se gjysma e parlamentit deklarohet pro anëtarësimit në NATO

,

Më shumë se gjysma e deputetëve, pra 103 deputetë, tani mbështesin anëtarësimin e Finlandës në NATO, sipas të dhënave të përpiluara nga gazeta Helsinki Sanomat. 12 deputetë janë shprehur kundër. Ata janë kryesisht nga koalicioni qeveritar, përkatësisht nga Partia Socialdemokrate e kryeministres Sanna Marin dhe Partia e Aleancës së Majtë. Dy prej tyre i përkasin formacionit ekstremist të Finlandezëve të Vërtetë.

Sa i takon opozitës, të gjithë deputetët nga Partia e Koalicionit Kombëtar – Kokoomus janë deklaruar pro NATO-s. Po kështu Partia e Qendrës dhe Partia e të Gjelbërve nuk kanë asnjë të deklaruar kundër.

Të mërkurën, qeveria paraqiti një raport në Parlament, i cili shqyrton pozicionin e politikës së sigurisë të Finlandës në situatën e re, pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.

Njëherësh raporti mundëson një debat në Parlament mbi anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO. Nisma për të aplikuar për anëtarësim në NATO do të merret nga Presidenti dhe Qeveria dhe në parim mund të merret në çdo kohë.

Deri më tani, është e pasigurt nëse një vendim për t’u bashkuar me NATO-n do të kërkonte një shumicë të thjeshtë apo dy të tretash në parlament.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *