Agjencia Rajonale Administrative Shtetërore e Finlandës Jugore vendosi sot që kufizimet për grumbullimet në rajonin spitalor të Helsinkit dhe Uusimaa do të lehtësohen prej datës 8 shkurt.
Nga nesër, në ambiente të mbyllura mund të zhvillohen evente publike për deri në 500 persona. Aktivitetet në ambjente që marrin 51 deri në 500 persona mund të lejojnë deri në gjysmën e numrit maksimal të pjesëmarrësve në atë ngjarje. Eventet për deri në 50 persona mund të zhvillohen me kapacitet të plotë.
Përveç kësaj, publiku nuk ka më nevojë të ketë domosdoshmërisht një vend për t’u ulur në këto amjente. Ata mund të qëndrojnë edhe në këmbë.
Vendimi do të jetë në fuqi deri më 22 shkurt, por një vendim tjetër mund të lehtësojë kufizimet në varësi të ecurisë së pandemisë.



Leave a Reply