PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

OKB: Finlanda, e para në botë për zhvillimin e qëndrueshëm

,

Shqipëria u rendit në vendin e 64-të. Bosnja në vendin e 47-të. Serbia dhe Maqedonia përkatësisht ne vendin e 34-të dhe 54-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 85-të. 

Finlanda u rendit e para në tabelën e këtij viti për zhvillimin e qëndrueshëm në në një studim që përfshiu 193 vende, sipas një raporti të ri nga OKB.

Renditja e këtij viti zbuloi se Finlanda kishte arritur – ose gati i kishte arritur – qëllimet e Kombeve të Bashkuara për zbutjen e varfërisë, përmirësimin e shëndetit, arsimit, ujit, energjisë, paqes, sundimit të ligjit dhe uljes së pabarazisë.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se sfidat më të mëdha me të cilat përballet Finlanda përfshijnë luftën kundër ndryshimit të klimës, rritjen e niveleve të qëndrueshëm të konsumit, si dhe modelet e saj të prodhimit dhe luftimin e humbjes së biodiversitetit.

Renditja vjetore u krye nga Kombet e Bashkuar në bashkëpunim me Fondacionin Bertelsmann.

Kryeministrja Marin: Ende më shumë për të bërë

Në një deklaratë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin (SDP) – e cila është gjithashtu kryetare e komisionit të zhvillimit të qëndrueshëm të Finlandës – tha se renditja e lartë ishte rezultat i punës dhe bashkëpunimit të gjerë nga vendi në tërësi.

“Ne jemi krenarë për renditjen tonë, por kemi ende shumë për të bërë në mënyrë që të arrijmë të gjithë Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030. Gjëja më e rëndësishme tani është të zbulojmë se si në të ardhmen të mund të ruajmë mirëqenien tonë brenda kufijve të kapaciteteve që mund të durojë planeti ynë,” tha Marin në deklaratë.

Finlanda e ka gjetur veten midis tre vendeve më të mira në renditje në vitet e mëparshme, por kjo ishte hera e parë që kryeson listën.

Pas Finlandës në renditje ishte Suedia në vendin e dytë, me Danimarkën në të tretën. Ndërkohë, vendet e Liberisë, Somalisë, Çadit, Sudanit të Jugut dhe Republikës së Afrikës Qendrore ishin në fund të renditjes së këtij viti.

Shqipëria u rendit në vendin e 64-të. Bosnja në vendin e 47-të. Serbia dhe Maqedonia përkatësisht ne vendin e 34-të dhe 54-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 85-të.

Një përmbledhje ekzekutive e raportit tregon se pandemia Covid-19 kishte qenë një pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë botën, duke vërejtur se qysh prej 2015 për herë të parë pikët në objektivat e qëndrueshmërisë kishin rënë krahasuar me vitin e shkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *