PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Ostrobotnia, Kokoomus kandidon një 90-vjeçare në zgjedhjet rajonale

,

90-vjeçarja Rita Lahti e Partisë së Koalicionit Kombëtar-Kokoomus në Ostrobotniaa është kandidatja më e vjetër në zgjedhjet rajonale.

Sipas Helsingin Sanomat, Lahti ka pasur një karrierë 66-vjeçare në shëndetësi. Ajo ka punuar në sektorin komunal me fëmijë dhe si infermiere shëndetësor dhe për 17 vjet ka drejtuar një nga qendrat shëndetësore më moderne të Finlandës në Kyrönmaa.

Pas daljes në pension, Rita Lahti krijoi kompaninë e parë private të kujdesit në shtëpi në Vaasa dhe ka punuar gjithashtu në vende të ndryshme të mbërthyer nga krizat.

Kandidatja kritikon cilësinë e shërbimeve aktuale për të moshuarit nga ana e komunës ku jeton. Ajo shpreson se njerëzit e të gjitha moshave do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndërtimin e shoqërisë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

– Unë luftoj për komunitetin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë jam patriote deri në frymën e fundit. Kjo do të thotë se unë e shikoj çdo qytetar në të njëjtën mënyrë. Të gjithë duhet të përfitojnë të drejtat që iu takojnë, thotë Rita Lahti për HS.

E lindur në vitin 1931, Rita Lahti ishte një nxënëse shkolle kur shpërtheu lufta e dytë botërore dhe filluan sulmet ajrore.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *