PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Parlamenti debaton sot për NATO-n. 53 përqind e finlandezëve duan anëtarësimin

, ,

Kryeministrja Sanna Marin parralajmëroi sot një debat parlamentar për një aplikim të mundshëm të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s.

Ajo vuri në dukje se një nismë qytetare pro anëtarësimit në NATO iu dorëzua parlamentit të premten. 50,000 nënshkrimet e nevojshme për shqyrtim në Parlament kërkojnë mbajtjen e nje referendumi.

Marin nuk pranoi të shprehte pikëpamjen e saj personale, por tha se ajo e kuptonte që pikëpamjet e shumë finlandezëve për NATO-n kanë ndryshuar si rezultat i armiqësive të Rusisë.

Një sondazh i publikuar në Yle të hënën tregoi se 53 përqind e finlandezëve mbështesin anëtarësimin në NATO, një rritje dramatike nga sondazhet e mëparshme – dhe hera e parë që një sondazh i Yle tregoi një shumicë në favor të anëtarësimit.

Rreth dy javë më parë, Marin tha se ishte “e pamundur” por nuk e përjashtonte që Finlanda të mund të aplikonte gjatë këtij mandati legjislativ, i cili përfundon në fillim të vitit 2023.

Një sondazh i Yle sugjeron se 53 për qind e njerëzve në Finlandë do të mbështesin një aplikim për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Njëzet e tetë për qind kundërshtuan një aplikim, ndërsa 19 për qind thanë se nuk ishin të sigurt.

Taloustutkimus kreu sondazhin javën e kaluar, pasi Ukraina u sulmua nga forcat ruse. Intervistat u zhvilluan midis 23 dhe 25 shkurtit, duke përfshirë ditët e para të sulmit.

Finlanda dhe Suedia fqinje kanë një “partneritet të zgjeruar” me NATO-n dhe morën pjesë në një samit të NATO-s të premten.

Po atë ditë, Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se “Aderimi i Finlandës në NATO do të kishte pasoja serioze ushtarake dhe politike.”

Një mbështetje në rritje për anëtarësim në NATO vërehet edhe në Suedi. Miqësia e fortë dhe interesat e ndërthurura fort mes dy vendeve do të sjellin një vendim të përbashkët për anëtarësim në NATO, sipas vlerësimeve të shumë ekspertëve në Finlandë dhe Suedi.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *